Melo, shoku i ri i skuadrës është special

Futboll

Melo, shoku i ri i skuadrës është special

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:38
Melo

Një shok skuadre special për Felipe Melo. Mesfushori 39-vjeçar i skuadrës së Fluminense-s është stërvitur për herën e parë me… djalin e tij.

Pikërisht kështu, David Melo, 18-vjeçar i kombëtares Under 20, ka kaluar në skuadrën e parë dhe ka realizuar ëndrrën që të jetë shok skuadre me skuadrën e babait të tij.

Momenti është dokumentuar nga vetë ish-futbollisti edhe i Serisë A, i cili në Instagram ka postuar fotografi të ndryshme të stërvitjes të bërë me djalin:

“Kush nuk ka ëndërruar të ketë një djal që ndjek gjurmët e babait? Trashëgimia transformon brezat! Sot, unë dhe David kemi jetuar një eksperiencë unike: nga babai te djali në fushë.

“E paharrueshme! Urime djali im për arritjen e radhës në karrierën tënde! Është vetëm fillimi! Luajmë përsëri bashkë, BESOJ!”, ka shkruar ish-lojtari i Juventus-it dhe Inter-it.

Bëhet fjalë për një ngjarje me të vërtetë e rrallë dhe speciale në historinë e futbollit dhe nuk mund të mos festohej në mënyrën e duhur nga Felipe Melo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat