Befason presidenti i Milanit

Futboll

Befason presidenti i Milanit

Më: 25 janar 2023 Në ora: 19:46
Befason presidenti i Milanit

Milan ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes në kampionat që e largon akoma më shumë nga mbrojtja e titullit të fituar në javën e fundit të sezonit të kaluar.

Kuqezinjtë e Stefano Pioli-t, në fakt, janë mundur 4-0 në Olimpico nga Lazio të martën në mbrëmje dhe tani janë plot dymbëdhjetë pikë larg Napoli-t kryesues.

Paolo Scaroni, presidenti i Milan-t, ka folur me rastin e prezantimit të një libri të Maurizio Lupi-t, duke e komentuar me këto fjalë momentin që po kalon ekipi i tij:

“Mirë, por jo shumë mirë. Mos harroni se jemi akoma të dytët në renditje.

Po luajmë keq, por jemi aty. Kujtoj akoma kur kemi humbur 5-0 kundër Atalanta-s dhe katër gola janë më mirë se pesë.

“Të gjithëve na pëlqen ta fitojmë titullin, por duam të përparojmë në Champions League. Kam edhe një lajm të mirë për të dhënë: Maignan do të kthehet për ndeshjen në Champions”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat