Arsenali nuk kualifikohet, kjo është nota për Granit Xhakën 

Futboll

Arsenali nuk kualifikohet, kjo është nota për Granit Xhakën 

Nga: K. Goca Më: 28 janar 2023 Në ora: 11:58
Granit Xhaka

Futbollisti Granit Xhaka ka qenë ndër më të dalluarit në ballafaqimin e mbrëmshëm por me Arsenalin nuk ia dolën ndaj Manchester CItyt, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 në stadiumin “Etihad” në Manchester.

Kapiteni Xhaka ka treguar angazhim të madh në fanellën e “Topçinjve”, duke u vlerësuar me notën 6.9 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.  

Lojtar i Manchester Cityt, Nathan Ake, është më i miri me notën 8.0, ndërsa ai i Arsenalit, Takehiro Tomiyasu, vlerësohet me 7.1.

Manchester CIty kualifikohet në të tetën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë) dhe Arsenali eliminohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat