Bajrami ndryshon skuadrën

Futboll

Bajrami ndryshon skuadrën

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:18
Bajrami

Nedim Bajrami pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit, por mesfushori i kombëtares së Shqipërisë do të vijojë karrierën në Itali.

Klubi më i interesuar për shërbimet e Bajramit është Sassuolo, me tratativën që duket se ka nisur mes këtyre të fundit dhe klubit të Empolit.

Në fakt, nuk është hera e parë që emri i Bajramit lidhet me një transferim të mundshëm tek Sassuolo, pasi edhe në verë palët ishin shumë pranë marrëveshjes.

Vlera e kartonit të Bajramit vërtitet tek shtatë deri në tetë milionë euro me Sassuolon që duket gati të kënaqë interesat ekonomikë të Empolit.

Këta të fundit duken se i kanë bërë planet për një të ardhme pa Bajramin pasi kanë vendosur nën shënjestër Piccolin nga Verona.

Kujtojmë se për lojtarin e kombëtares ka shumë zëra rreth të ardhmes, teksa ditë më parë u përfol edhe për një interesim nga ana e Valencias në La Liga. Megjithatë, Sassuolo duket gati të lëvizë konkretisht dhe të rrëmbejë futbollistin kuqezi në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat