Zbulohet deklarata tronditëse e prokurorit që hetonte bardhezinjtë

Futboll

Zbulohet deklarata tronditëse e prokurorit që hetonte bardhezinjtë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:57
Zbulohet deklarata tronditëse e prokurorit që hetonte bardhezinjtë

Në videot e qarkulluara në rrjet, që datojnë nga viti 2019, në të cilat shfaqet Ciro Santoriello, prokuror i hetimit “Prisma”, pretendon se është tifoz i zjarrtë i Napolit dhe anti-juventin i deklaruar.

Të risjella në aktualitetin e sotëm në Serie A, me bardhezinjtë ë dënuar me zbritjen e 15 pikëve nga renditja, këto deklarata kanë shkaktuar bujë.

Fraza të cilat, padyshim zgjuan indinjatën e mjedisit bardhezi e më gjerë. Gjatë konferencës “Modeli organizativ dhe klubet e futbollit. Parandalimi i veprave penale midis drejtësisë penale dhe asaj sportive”,

Santoriello i përgjigjet një folësi me “përderisa nuk është Juventusi” deklaratës “ne qëndrojmë të distancuar për faktin se ju jeni prokuror dhe unë jam avokat; ju mbështesni Napolin dhe unë mbështes Interin”.

Në videon e dytë, fjalët e Santoriello-s janë shumë më të rënda: “Si president i një klubi futbolli, nuk jam i mirë nëse humbas, por edhe nëse fitoj kampionatet.

Megjithatë, ndonjëherë ka një marrëdhënie papajtueshmërie midis dy gjërave. E pranoj, unë jam një tifoz i madh i Napolit dhe e urrej Juventusin.

Napoli është i rëndësishëm për mua si tifoz. Si prokuror, unë jam kundër Juventusit, kundër hajdutëve në fushë, por më duhet të shkruaj dosje”.

Fjalët e tij janë marrë nga e folura për një hetim ndaj Juventusit, të cilin ai kishte kërkuar të mbyllej.

Një qëndrim që ka shokuar edhe ministrin e Sportit në Itali, Andrea Abodi, i cili ndërhyri në Twitter për të komentuar deklaratat e prokurorit Santoriello: “Pashë, dëgjova dhe sinjalizova, në përputhje me rolet, për kontrollet dhe vlerësimet e duhura. Tani për tani, mendoj se është e drejtë që të ndalem këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat