Colombo: Keni bërë hapa madhorë, do të ndihmojmë klubet shqiptare

Futboll

Colombo: Keni bërë hapa madhorë, do të ndihmojmë klubet shqiptare

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:40
Alberto Colombo

Sekretari i Përgjithshëm i European Leagues (Ligave Europiane), Alberto Colombo, zhvilloi një vizitë pune në Shqipëri, ku u takua me drejtuesit më të lartë të FSHF-së dhe me anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit në vendin tonë.

Fillimisht, Colombo u prit në një takim në Shtëpinë e Futbollit nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ndërsa pati mundësinë të bënte edhe një tur për t’u njohur më nga afër me muzeun dhe mini-stadiumet që ndodhen brenda kompleksit e që janë thuajse të përfunduara.

Në këtë takim ai njoh me zhvillimet e futbollit shqiptar, projektet e FSHF-së si edhe me mbrojtjen e të drejtave të futbollit vendas, klubeve, lojtarëve dhe të tifozerisë.

European Leagues është një nga organizatat më të rëndësishme të futbollit në Europë që ka mbi 40 anëtarë e që bashkëpunon ngushtë me UEFA-n.

Colombo vlerësoi rritjen e futbollit shqiptar dhe punën që po bëhet për forcimin e LPF-së dhe organizimin e klubeve në një institucion që mbron e promovon të drejtat e tyre me synimin për të arritur një nivel sa më të lartë profesional.

Më tej, Albert Colombo zhvilloi një vizitë edhe në kompleksin “Partizani” ku u prit nga drejtuesit e klubit kryeqytetas dhe u njoh me investimin madhor të kryer, që konsiston në stadiumin e ri, dy fushat e reja stërvitore që po ndërtohen edhe me mbështetjen e FSHF-së apo hotelit të klubit.

Sekretari i Përgjithshëm i European Leagues u shfaq i impresionuar për këtë investim dhe shprehu bindjen se vepra të tilla do ta ndihmojnë shumë klubin e Partizanit në veçanti, por edhe futbollin shqiptar në përgjithësi që të rritet vazhdimisht.

Në vijim vizita u spostua në stadiumin “Air Albania”, aty ku Alberto Colombo zhvilloi një takim me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, Kryetarin e LPF-së, Edvin Libohova, Sekretarin e Përgjithshëm të LFP-së, Dritan Kadia dhe përfaqësuesit e 10 klubeve anëtare të ligës.

Gjatë takimit u diskutua për benefitet e anëtarësimit të LPF-së në Ligat Europiane dhe për mbështetjen konkrete që organizata e njohur ndërkombëtare mund t’u japë klubeve shqiptare, anëtare të LPF-së.

“Qëllimi kryesor i FSHF-së, i LPF-së dhe gjithkujt që merret me futbollin është zhvillimi i futbollit, i futbollit të fëmijëve, sigurimi i të ardhmes, por gjithsesi hapi i parë krijimit të Ligës padyshim që ka qenë bashkimi i klubeve të “Abissnet Superiore”.

E mira dhe perspektiva do të ishte bashkimi i të githë klubeve profesioniste, sepse të gjithë duhet të bashkojnë forcat për të pasur më shumë të ardhura”, – tha Presidenti Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat