Veliu huazohet te skuadra e Stambollit

Futboll

Veliu huazohet te skuadra e Stambollit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 18:22
Veliu

Tërheqja e Gaziantep nga garat për shkak të tërmetit shkatërrues ka bërë që futbollisti tonë, Valmir Veliu të huazohet në një skuadër tjetër.

Sulmuesi nga Kosova i është bashkuar në formë huazimi skuadrës së Istanbulsporit deri në fund të edicionit.

Kështu kanë raportuar mediat turke, duke konfirmuar transferimin në formë huazimi të Veliut.

“Pas Mirza Cihanit, në skuadrën nga Stambolli shkoi edhe lojtari kosovar i Gaziantep, Valmir Veliu. Ai u huazua te Istanbulspori” – shkruan “Gazianteppusula".

Istanbulspori pozicionohet në vendin e 18-të në Superligën e Turqisë dhe po lufton për mbijetesë.

Veliu tek Istanbulspori do t’i bashkohet edhe disa lojtarëve të tjerë shqiptarë. Bëhet fjalë për Valon Ethemin, Jetmir Topallin, Florian Loshajn, Eduart Rrocën dhe Sidrit Gurin.

22-vjeçari iu bashkua verën e vitit të kaluar skuadrës së Gaziantep nga Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat