Galtier nuk bind

Futboll

Galtier nuk bind

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 14:00
Christophe Gaultier

Viti 2023 zbardhi me probleme në të gjitha nivelet për PSG.

Na njëra anë, rinovimi me Lionel Messi po bëhet gjithnjë e më i largët si skenar, në një kohë kur parizienët po zhgënjejnë, me humbjen në Paris ndaj Bayern Munich në Champions League që ishte kulmi i situatës së keqe.

Nuk është thjesht rastësi që PSG ka më shumë humbje në dy muajt e parë të 2023 se sa në të gjithë vitin 2022, një shëmbull i formës së keqe që po kalojnë kohët e fundit.

Dhe me imazhin zhgënjyes në fushë, stoli i Christophe Gaultier gradualisht po fillon të vihet në rrezik.

Në fakt, sipas informacioneve të “Foot Mercato”, në Paris tashmë kanë nisur përgatitjen e terrenit për zëvendësimin e teknikut francez dhe kanë rënë në kontakt me Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat