Faruk Haxhibegiç: Pa kampionatin vendas nuk ka kombëtare të fortë! 

Futboll

Faruk Haxhibegiç: Pa kampionatin vendas nuk ka kombëtare të fortë! 

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2023 Në ora: 14:18
Faruk Haxhibegiç

Selektori i Bosnjës dhe Hercegovinës në futboll, Faruk Haxhibegiç, ka publikuar sot listën e lojtarëve ku do të llogarisë në kualifikueset e marsit për Kampionatin Evropian me Islandën dhe Sllovakinë.

Në konferencën për media, Haxhibegiç tha se fillimisht kishte menduar të ftonte 23 lojtarë për dy ndeshjet e ardhshme, por në fund mori vendim që t'i ketë 25 në listë.

Një emër i ri në mesin e futbollistëve të ftuar është Benjamin Tahiroviq, lojtar i ri i Romës.

Po ashtu Haxhibegiç vendosi të ftojë sulmuesin e Zrinjskit Nemanja Bilbija.

“Doja absolutisht të ftoja Bilbia-n në çdo zgjidhje. Mendoja se mund të kishte një ose dy lojtarë të tjerë nga liga vendase.

Kam ndjekur disa ndeshje dhe nuk kam krijuar përshtypjen se ishte një moment i mirë për të zgjeruar listën.

Për kampionatin vendas, desha te respektoj atë qe kam premtuar.

Mendoj se Bilbija e meriton absolutisht te ftohet ne seleksionim.

Ai është golashënues, shënon gola dhe jam i mendimit të thellë se nuk ka kombëtare të fortë pa ligën vendase”, ka thënë Haxhibegiq.

“Dëshira ime është që ne të fitojmë në fillim dhe kjo do të na mundësonte të vazhdojmë kualifikimet më lehtë. Shpresoj për një rezultat të favorshëm”, - tha më tej.

I pyetur nga një gazetar se kush do ta zëvendësojë të lënduarin Miralem Pjaniq, Haxhibegiç duke qeshur u përgjigj: “Vetëm Pjaniç mund ta zëvendësojë Pjaniçin”.

I pyetur se çfarë rezultati dhe sa pikë do ta kënaqte në ndeshjet e ardhshme, Haxhibegiç ishte i qartë: “Dëshira ime dhe qëllimi im përfundimtar është të shkoj në Kampionatin Evropian”.

Ndeshjen e parë kualifikuese do ta luajnë kundër Islandës më 23 mars në stadiumin ‘Bilino Polje’ të Zenicës dhe të dytën jashtë fushe kundër Sllovakisë, e cila është caktuar për 26 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat