Mehmeti pas humbjes: U ndëshkuam dhe nuk ka justifikim

Futboll

Mehmeti pas humbjes: U ndëshkuam dhe nuk ka justifikim

Më: 12 mars 2023 Në ora: 15:29
Mehmeti

Dinamo është mposhtur nga Apolonia “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-3, në sfidën e javës së fundit të javës së 19-të të Kategorisë së Parë.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i dinamovitëve, Dritan Mehmeti.

“Ne ja falëm ndeshjen, rezultati u vendos nga disa situata. U treguam shumë naivë, na ndëshkuan dhe nuk ka justifikim, është vështirësuar shumë situata për sa i përket objektivit. Kemi ndeshje direkte, futbolli është i vështirë por edhe i bukur.

Në tre situatat që pësuam, lojtarët duhet të ishin më altruist dhe të vëmendshëm.

Mungojnë lojtarët tipikë sulmues, mund të shërbenin për ekipin, kjo ndeshje na vështirëson shumë punën, Duhet të mendojmë për të ardhmen dhe të bëjmë maksimumin.

Duhet të vazhdojmë përpara. Nuk është e vështirë vetëm për Dinamon, por për të gjitha skuadrat, ska ndeshje të lehta. Ne do bëjmë maksimumin dhe do japim më të mirën, shpresoj të marrim çfarë meritojmë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat