Vinicius Junior “presion” Barçës dhe arbitrave

Futboll

Vinicius Junior “presion” Barçës dhe arbitrave

Më: 12 mars 2023 Në ora: 15:35
Vinicius Junior

Real Madrid rigjeti fitoren në La Liga pas dy barazimeve radhazi. Kampionët e Spanjës mposhtën 3-1 me përmbysje Espanyolin në “Santiago Bernabeu”.

Vinicius Junior shënoi një nga golat, ndërkohë që është ngjitur në kuotën e 18 golave sezonalë në të gjithë kompeticionet.

Sulmuesi brazilian vlerëson triumfin ndaj skuadrës katalanase dhe beson ende te titulli. Barcelona kryesuese ndodhet 6 pikë larg, por ka luajtur një takim më pak se “Los Blancos”. Java e ardhshme është shumë e rëndësishme për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Në mesjavë sfida ndaj Liverpoolit në Champions League. Më pas El Clasico përballë Barcelonës në “Camp Nou”, supersfidë ku vlen vetëm fitorja për Realin.

“Fitorja ndaj Espanyolit ishte shumë e rëndësishme. Doja të shënoja, ia dola dhe shpresoj të vazhdoj të realizoj gola.

Titulli? Duhet të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Reali nuk dorëzohet kurrë.

Ne japim gjithçka nga vetja kur zbresim në fushë. Të dielën e ardhshme është El Clasico, ndeshje që do të ketë ndikim të madh në garën për titullin”.

Në fund një koment për ndëshkimin me karton të verdhë. 22-vjeçari brazilian nuk e kursen një thumbim për arbitrat:

“Nuk pres që arbitrat të më mbrojnë, thjesht të bëjnë detyrën e tyre.

Nuk mund të jem futbollisti që pësoj më shumë faulle dhe ai që ndëshkohet më shumë me kartonë të verdhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat