Ndryshon formati i Superkupës në Itali

Futboll

Ndryshon formati i Superkupës në Itali

Më: 14 mars 2023 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Lega Serie A ka miratuar një sistem të ri garash për Superkupën e Italisë, që do të fillojë nga viti i ardhshëm.

Deri më tani është zhvilluar vetëm një ndeshjes, ajo mes kampionit nga Serie A dhe atij nga Kupa e Italisë.

Por, sipas “La Gazzetta dello Sport”, nga viti i ardhshëm do të jenë dy skuadra, përfshirë edhe vendin e dytë nga Serie A dhe finalistin e Kupës së Italisë.

Gazeta italiane gjithashtu theksoi se edhe dy edicionet e ardhshme të Superkupës do të zhvillohen në Arabinë Saudite.

Finalja e Superkupës dikur ishte ndeshja e parë zyrtare e sezonit në Itali, por shpesh është luajtur në janar dhe jashtë saj, pas partneriteteve me Kinën dhe Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat