Thyen një tjetër rekord historik

Futboll

Thyen një tjetër rekord historik

Më: 14 mars 2023 Në ora: 23:26
Erling Haaland

Erling Haaland i ka lënë të gjithë me gojë hapur, teksa ka shënuar 5 gola në fitoren 7:0 që Manchester City mori në shtëpi ndaj Lejpzigut.

Sulmuesi norvegjez ka regjistruar shifra aspak normale, duke tundur rrjetën në minutat e 22-të, 24-t, 45’+2’, në të 53-tën dhe në të 57-n.

Norvegjezi u vlerësua me notën 10 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa në 8 gjuajtjet e regjistruara në kuadrat të 8 shkuan në portë, 5 prej tyre në rrjetë.

Gjithashtu Haland mbrëmjen e sotme theu rekordin për sa i përket numrit të golave të shënuara brenda një sezoni.

Ky rekord mbahej nga Tomi Xhonson në 1929 me 39 gola.

Vlen të theksohet fakti se Haland nga në dispozicion edhe një pjesë të madhe të sezonit dhe gjasat janë të mëdha që ky rekord të thellohet në shifra të frikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat