Trepça ’89 - Gjilani, formacionet

Futboll

Trepça ’89 - Gjilani, formacionet

Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:34
Trepça

Një tjetër duel i zjarrtë në çerekfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Trepça ’89 do të jetë nikoqir i Gjilanit me dy skuadrat që duan kalimin në gjysmëfinale.

Gjilani përveç që ka blinduar pozitën e tretë në kampionat, dëshiron edhe triumfin në Kupë dhe do të bëj maksimumin për fitore.

Në anën tjetër mitrovicasit duan të bëjnë hapin e madh drejt gjysmëfinales dhe synojnë ta mposhtin Gjilanin.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Ymeri, Ameworolna, Hana, Dushi, Dumani, Nimani, Peci, Rrahmani, Sekiraqa, Muja, Fatty.

Gjilani: Koliçi,Islami, Sinani, Prekazi, Halili, Hoxha, Ramadani, Dabiqaj, Cale, Zabërgja, Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat