Lulzim Shala: Këto sulme të Spanjës kundër Barcelonës, të ngjashme si të regjimit serb ndaj klubeve të Kosovës

Futboll

Lulzim Shala: Këto sulme të Spanjës kundër Barcelonës, të ngjashme si të regjimit serb ndaj klubeve të Kosovës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 mars 2023 Në ora: 18:24
Lulzim Shala

Klubi i futbollit Barcelona po ballafaqohet me akuzë të rëndë nga mediumet e Madridit përkatësisht spanjolle.

Klubi akuzohet për korrupsion për pagesat ndaj ish-zyrtarit të gjyqtarëve.

Lulzim Shala, gazetar i mirënjohur sportiv dhe tifoz i zjarrtë, që nga fëmijëria i Barcelonës, ka deklaruar se sulmet që bëhen ndaj Barcelonës, klubit katalunas, janë të ngjashme si ato të regjimit serb që i bënte Kosovës në të gjitha sferat në vitet e 90-ta. 

Image

Lewandowski dhe Benzema

Shala, si gazetar i rryer sportiv, që e përcjellë çdo detaj të klubit katalunas, thotë se kjo po bëhet për çështje politike dhe që i pengojnë sukseset e Barcelonës, kur tani është edhe lider dhe afër titullit të kampionit.

“Bota sot”: Ditëve të fundit është një ofensivë e madhe kundër Barcelonës. Barcelona akuzohet për korrupsion për pagesat ndaj ish-zyrtarit të gjyqtarëve, si e shihni ju këto si tifoz i flaktë dhe i vjetër i kësaj skuadre?

Lulzim Shala: Është shumë e vërtetë që muajt e fundit, veçmas ditëve të kaluara, është një presion i jashtëzakonshëm ndaj Barcelonës, që e lidhë me korrupsion për pagesa ndaj ish gjyqtarit të futbollit në Spanjë.

E gjithë kjo po ndodhë si e sinkronizuar nga të gjitha anët, duke filluar nga shteti i Spanjës, Federata e atjeshme, La Liga e deri te klubet në këtë vend.

Kjo nuk është befasuese, kur dihet se Barcelona është rival i përbetuar i Real Madridit, që ka mbështetjen e shtetit dhe të gjitha strukturave drejtuese politike e të futbollit në këtë vend.

Andaj, në kohën kur Barcelona arriti ta kthejë deri diku famën që kishte, tani ndodhin sulmet nga të gjitha anët. 

 “Bota sot”: A janë këto sulme kundër Barcelonës, të ngjashme, si dikur Beogradi, në vitet e 80-ta e të 90-ta, që bënte ndaj Kosovës? 

Lulzim Shala: Këto sulme janë shumë të ngjashme me periudhën kur klubet nga Kosova bënin gara në ish Jugosllavi, apo kur Prishtina dhe Trepça ishin në elitën e atëhershme. Katalonia jo vetëm nga tentimi për t’u shpallë shtet i pavarur, e që ndodhi, e ku pati burgosje dhe shtetrrethim, por që nga koha i diktatorit Francisko Franko, që ka shkaktuar dëme të mëdha gjatë luftës civile në Spanjë, dhe vrasje mbi gjysmë milioni të civilëve në Kataloni dhe Baski, është në thumb të gjithë pjesës tjetër të Spanjës. Kjo po reflektohet edhe tani ndaj Barcelonës.  

“Bota sot”: Si e sheh fundin e gjithë kësaj zhurme?

Lulzim Shala: E gjithë kjo kampanjë ndaj Barcelonës është për ta zmbrapsur nga titulli i kampionit në Spanjë, ndonëse mund të ketë të vërteta për rastin në fjalë, por që nuk janë paguar gjyqtarët, por janë dhënë para për konsultime teknike, të cilën gjë e bëjnë klubet e mëdha. Suksesi I këtij klubi nga Katalonia po e irriton shumëkë në këtë shtet.

Presidenti i FC Barcelonës, Laporta, ka dalë zyrtarisht me deklarata se këto janë presione të qëllimshme dhe që do të ballafaqohemi në gjyq për të gjitha këto probleme të shkaktuara brenda klubit.

Përse tani këto trysni ndaj klubit, pasi kjo lëndë është vjetruar edhe me ligjet e atjeshme, pasi kanë kaluar pesë vite. Andaj, është e kuptueshme nga shteti i atjeshëm, përse e urrejnë Barcelonën dhe Kataloninë.

“Bota sot”: Presidenti i Federatës së Futbollit spanjoll, Javier Hebas, shprehet hapur pro Realit, a është skandal?

Lulzim Shala: Të gjitha këto që u përmendën më lartë, fuqizon urrejtjen e shtetit ndaj Barcelonës, me deklaratën e kryesuesit të La Ligës, Havier Tabas, I cili para dy dite del me deklaratë haptas se është tifozë I Real Madridit dhe që ky klub do ta anulojë epërsinë e pikëve që ka Barcelona.

Ky është një skandal nën reflektorët e të gjitha akuzave të këtyre javëve janë drejtuar ndaj Barcelonës.

Ky njeri është fajtori kryesor që futbollisti më i mirë në botë, Leo Messi u largua nga Barcelona, e tani po mundohet të ndikoj edhe te lojtarët tjerë që të ikin nga ky klub. Rasti i fundit I qëllimshëm është Gavi, vetëm e vetëm për ta mos penguar Real Madridin.

“Bota sot”: Pse iu pengon Barcelona apo ka frikë Madridi nga fuqizimi i kësaj skuadre që po i troket edhe titulli i ri në Spanjë?

Lulzim Shala: Ish futbollisti I spikatur, që ka luajtur në disa klube të mirënjohura të Evropës,

Tieri Hanri, ka thënë: “Real Madridit i frikësohen të gjithë në Evropë, kurse Reali I frikësohet Barcelonës në Spanjë”.

Kjo lenë të kuptohet pse po ndodhë kjo trysni e fundit, e që ka qenë e pranishme me vite e vite, që nga koha e diktatorit Franko, që ka qenë mbështetës i madh i Realit. 

“Bota sot”:  Pse jeni të lidhur aq shumë me Barcelonën?

Lulzim Shala: Unë, botërisht dihet që janë tifozë I Argjentinës dhe Barcelonës. Kjo dashuri po zgjatë që nga vitet e shtatëdhjeta e deri më sot.

Mbështetja ime e madhe për Barcelonën  vjen si pasojë e urrejtjes që kanë në Spanjë ndaj Katalonisë dhe Barcelonës, sepse ma kujton periudhën e presioneve politike ndaj klubeve të Kosovës në ish Jugosllavi.

Barcelona ka pas edhe gjenerata të hatashme të futbollistëve, që  ka ndikuar që edhe dashuria të jetë edhe më e madhe.

Barcelona do të vazhdojë me suksese të tjera, përkundër këtyre presioneve të vazhdueshme politike dhe sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat