Ademi prezantohet zyrtarisht në Kinë

Futboll

Ademi prezantohet zyrtarisht në Kinë

Nga: K. G. Më: 30 mars 2023 Në ora: 14:34
Arijan Ademi

Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar Arijan Ademi zyrtarisht konfirmohet si anëtar i ri i skuadrës kineze Peking Guan.

Një nga klubet më të mira në Kinë ka konfirmuar transferimin e Ademit i cili tashmë i është bashkuar seancave stërvitore të klubit të tij të ri.

“Mirë se erdhe Arijan Ademi” – njofton Pekin Guan përmes rrjeteve zyrtare të klubit.

Ademi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kinezët, sipas së cilës do t’i fitojë 2.8 milionë euro pagë vjetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat