Derbi në Therandë

Futboll

Derbi në Therandë

Më: 1 prill 2023 Në ora: 11:13
Pamje nga një ndeshje

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas ndeshjeve të kombëtareve që u zhvilluan në fund të muajit mars.

Do të jetë një javë fantastike futbollistike me ndeshje spektakolare që janë në program për tu zhvilluar, pasi të gjitha skuadrat në elitën e futbollit kosovar janë brenda objektivave.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit sot është në Therandë, ku Ballkani përballet me Gjilanin.

Therandasit kanë pesë ndeshje pa fitore në Superligë dhe duan t’i japin fund kësaj serie negative.

Në anën tjetër Gjilani në këtë sfidë vije pas tre dueleve pa fitore dhe kërkon të marrë pikë nga udhëtimi në Suharekë.

Ndeshje shumë interesante zhvillohet edhe në kryeqytet, ku Prishtina përballet me Trepçën ’89.

E dueli i tretë i ditës së sotme është ai mes Llapit dhe Malishevës që zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat