Barcelona reagon fuqishëm ndaj presidentit të La Ligës, kërkon dorëheqjen e tij

Futboll

Barcelona reagon fuqishëm ndaj presidentit të La Ligës, kërkon dorëheqjen e tij

Më: 3 prill 2023 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Barcelona i ka bërë thirrje presidentit të La Ligës, Javier Tebas që të jap dorëheqje pas akuzave të bëra të hënën për trajtimin e tij në rastin “Negreira”.

Barcelona është akuzuar për pagesa të dyshuara të pahijshme që i janë bërë ish-zëvendëspresidentit të komitetit të arbitrave të futbollit spanjoll, nga zyra e prokurorit të shtetit spanjoll.

Gazeta spanjolle La Vanguardia ka publikuar një artikull që akuzon Tebas për dërgimin e provave të rreme në Prokurorinë Publike në lidhje me ish-presidentët e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell.

Raporti pretendon se Tebas dërgoi një dokument të shkruar me dorë nga ish-kryetari i Barcelonës Josep Contreras, i cili vdiq në fund të vitit 2022, por vërtetësia e dokumentit kontestohet.

Në reagim ndaj kësaj historie, Barcelona lëshoi një deklaratë në faqen e tyre zyrtare.

Barcelona në deklaratë ka thënë se ‘nuk është hera e parë që presidenti i La Ligës përdor të gjithë makinerinë e tij mediatike për të hedhur në erë FC Barcelonën’.

Në deklaratë thuhet: “Duke pasur parasysh seriozitetin e informacionit që u shfaq sot të hënën në La Vanguardia, në të cilin presidenti i La Liga, Javier Tebas, lidhet si ekzekutues në paraqitjen e provave të rreme në Prokurori për të inkriminuar klubin tonë, FC Barcelona dëshiron të shprehë zemërimin dhe indinjatën”.

“Për këtë arsye, i kërkojmë urgjentisht presidentit të La Liga-s të dalë publikisht për të dhënë shpjegime, përtej tëeet-it të dërguar në agim nga z. Tebas, duke ikur nga studio dhe me një patinë kërcënuese”, thuhet në njoftim.

“FC Barcelona, siç ka thënë presidenti Joan Laporta javët e fundit, ndihet si viktimë e një linçimi mediatik për shkak të ngjarjeve që nuk kanë ndodhur kurrë: Barça nuk ka blerë kurrë gjyqtarë”.

“Një grusht mediash dhe opinionistësh kanë marrë pjesë në këtë ngacmim me qëllime pak a shumë të këqija, dhe me La Ligën në prapaskenë duke ndezur zjarrin kundër Klubit tonë, me kontributet e presidentit të saj që kanë shkuar vetëm në një drejtim: duke u përpjekur për të na dënuar neve para opinionit publik, para që faktet të gjykohen”.

“Nuk është hera e parë që presidenti i La Ligës përdor të gjithë makinerinë e tij mediatike për të hedhur në erë FC Barcelonën, por, përveç marrëzive të tij të zakonshme, nuk mund ta imagjinonim kurrë se ai do të ishte përpjekur të inkriminonte klubin tonë me prova të rreme.

“Lajmi i publikuar sot nga La Vanguardia është aq serioz sa duhet të alarmojë të gjitha klubet e La Liga-s, për shkak të praktikave që nuk përputhen me funksionet që i atribuohen presidentit të La Liga-s”.

“Vetëm për këtë fakt, atë të atribuimit të funksioneve që nuk i korrespondojnë, ndonëse edhe për dinjitet dhe respekt për kryesimin e La Ligës, zoti Tebas duhet të japë dorëheqjen nga funksioni i tij. Megjithatë, i vetëdijshëm për obsesionin e tij për të përndjekur FC Barcelonën dhe duke treguar vazhdimisht neverinë dhe antipatinë e tij të dukshme ndaj klubit tonë, ne e kuptojmë se presidenti aktual i La Liga do të këmbëngulë në sjelljen e tij për të vazhduar të dëmtojë klubin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat