Rama reagon për Granit Xhakën: Nuk e prisja nga Sascha 

Futboll

Rama reagon për Granit Xhakën: Nuk e prisja nga Sascha 

Nga: K. Goca Më: 6 prill 2023 Në ora: 21:08
Milaim Rama

Milaim Rama është lojtari i parë i kombëtares së Zvicrës me rrënjë të Kosovës. 

47-vjeçari ka luajtur si futbollist edhe me trajnerin aktual të kombëtares Murat Yakin dhe ekspertin e SRF-së Beni Huggel.

Ish-sulmuesi është shprehur shumë i zhgënjyer me deklaratën ndaj Xhakës nga komentatori Sascha Ruefer.

Sipas WOZ, komentatori i SRF-së mësohet të ketë thënë si pjesë e dokumentarit të ri për kombëtaren: “Granit Xhaka është shumëçka, por ai nuk është zviceran”., 

“Të jem i sinqertë, fjalia është e keqe dhe mendimi është i gabuar.

Një deklaratë e tillë ushqen racizmin dhe nuk do ta prisja nga Sascha Ruefer, nga një komentator më përvojë të futbollit”, tha Rama.

“Asnjë lojtar nuk e meriton diçka të tillë dhe sigurisht jo Granit Xhaka. 

“Arritjet e tij për Zvicrën janë të pabesueshme, ai ka bërë shumë për kombëtaren”.

Tashmë 47-vjeçari flet edhe për debatin në lidhje me dyshtetësinë: “Rrënjët janë aty dhe nuk mund ta ndryshosh ADN-në dhe ne nuk mund ta ndryshojmë se nga vijmë.

Kjo është e pamundur.

Por të gjithë jemi të integruar mirë dhe gjithmonë kemi dhënë gjithçka për kombëtaren”.

Ai është gjithashtu mjaft i sigurt se shumë pak njerëz në Zvicër do të ndajnë mendimin e Rueferit.

"Shumica janë të lumtur që kemi një Granit veçanërisht brezi i ri dhe sigurisht shokët e tij të skuadrës"

“Sigurisht që Ruefer mund të kërkojë falje”, tha Rama.

Nëse Ruefer duhet të vazhdojë të komentojë ndeshjet e kombëtares, nuk varet nga ai, thotë Rama: “Këtë duhet ta vendosin të tjerët. Sigurisht që edhe Sascha Ruefer mund ta bëjë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat