Arbitra polakë për AEK - Aris, zbarkojnë të dehur në Athinë!

Futboll

Arbitra polakë për AEK - Aris, zbarkojnë të dehur në Athinë!

Më: 9 prill 2023 Në ora: 13:12
Pamje nga një ndeshje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi.

Sot luhet AEK-Aris, sfidë e vlefshme për duelet “play-off” për fitimin e titullit kampion.

AEK-u ndan vendin e parë me Panathinaikos, ndërsa skuadra nga Selaniku renditet në vendin e pestë.

Për gjykimin e kësaj ndeshjeje janë përzgjedhur arbitra polakë: Pawel Raczkowski, së bashku me ndihmësit e tij, Radoslav Siecka, Adam Kupsik dhe Krzysztof Jakubik (VAR).

Këta të fundit e kanë marrë si një “shëtitje” dhe janë shfaqur të dehur në aeroportin e Athinës!

Ata kanë vazhduar të sillen jo në mënyrën e duhur në aeroportin e kryeqytetit grek.

Veprimi i gjyqtarëve polakë ka shkaktuar polemika dhe kritika të shumta, sidomos nga ana e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat