Rashford udhëton me Unitedin për ndeshjen me Sevillën

Futboll

Rashford udhëton me Unitedin për ndeshjen me Sevillën

Më: 19 prill 2023 Në ora: 18:22
Rashford

Marcus Rashford është rikthyer tek grupi i futbollistëve që janë në dispozicion të Manchester Unitedit për ndeshjen me Sevillan në Europa League. 

Fubollisti kishte mbetur i lënduar në ndeshjen që United e kishte fituar 2-0 ndaj Evertonit në "Old Trafford" më 8 prill.

Më pas reprezentuesi anglez humbi ndeshjen e javës së kaluar me Sevillan si dhe atë të së dielës në Premier League me Nottingham Forest. 

Megjithatë Rashford ka udhëtuar në Spanjë për ndeshjen e dytë çerekfinale të së enjtes, e cila vjen pas barazimit 2-2 në Angli. 

Anglezi ka qenë protagonist kyç këtë edicion në skuadrën e holandezit Erik ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat