Sportisti i Kosovës i la 10 mijë euro bakshish, mediat zbulojnë sesi u shpenzuan paratë nga kamarierja

Futboll

Sportisti i Kosovës i la 10 mijë euro bakshish, mediat zbulojnë sesi u shpenzuan paratë nga kamarierja

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:18
Kamarierja

Burnley ka siguruar ngjitjen në Premier League dhe Arijanet Muriç ka vendosur ta festojë këtë sukses në mënyrën e tij.

Portieri shqiptar e ka kaluar mbrëmjen në klubin e natës “Filmcasino” në Mynih.

Portieri i Kosovës nuk është kursyer aspak, teksa mësohet se ka shpenzuar një shifër prej 40 mijë eurosh me shampanja Dom Perignon.

Gjithashtu, Muriçi është treguar zemërgjerë edhe me kamarieren, të cilës ka vendosur t’i lërë një bakshish prej plot 10 mijë eurosh.

Kështu portieri shqiptar zgjodhi që ta rrumbullakoste shifrën e pagesës.

Nga krahu tjetër “Bild” zbuloi se me ato para, kamerierja i ka shpërndarë disa te kolegët e saj, ndërsa një pjesë e përdori për të blerë një bulldog..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat