Fitore dramatike e Marseilles në shtesë

Futboll

Fitore dramatike e Marseilles në shtesë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 23:54
Marseille

Olimpiku i Marseilles triumfon 1:2 në Stadiumin Olimpik të Lyonit dhe rikthehet në vendin e dytë në Ligue 1.

Skuadra marsejeze ndal ecurinë e fitoreve radhazi të skuadrës së drejtuar nga Laurent Blanc, së cilës i ndërpritet vrulli për zonën evropiane.

Golin që zhbllokoi takimin e shënoi turku Cengiz Under në fundin e pjesës së parë,

Alexander Lacazette ktheu baraspeshën në rezultat në minutën e 55-të, por nuk ishte e thënë që Lyoni të merrte pikë në këtë përballje shumë të rëndësishme të javës së 32-të.

Në minutën e parë shtesë, Gusto i vendësve ishte i pafat në devijimin e topit drejt rrjetës së portës së tij.

Nuk pati më kohë për Lyonin për të ndryshuar fatin e ndeshjes, Marseja mori tri pikë të artë dhe rikthehet në vendin e dytë, me një pikë më shumë se Lensi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat