Cassano injoron futbollin italian

Futboll

Cassano injoron futbollin italian

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:53
Cassano

Antonio Cassano di të provokojë sa herë i jepet mundësia dhe së fundmi, kur e gjithë Italia është duke iu gëzuar sukseseve të skuadrave të Serie A në Champions League, ish-futbollisti thekson se ecuria e tyre është e gjitha e lidhur me fatin.

Cassano këmbëngul se futbolli italian është minimumi 15 vite pas tjerëve në Europë, ndërsa shton se futbolli portugez e ai holandez po rriten me ritme të shpejta.

“Më duhet të them e futbolli italian është shumë pas tjerëve, besoj se jemi të paktën 15 vite mbrapa.

Për mua është thjesht çështje fati që ka aq shumë skuadra italiane në Europë.

Unë shoh që në këtë moment po rritet shumë futbolli në Portugali dhe Holandë, AZ Alkmaar ka fituar Youth League dhe kjo është një tregues.

Këtu në Itali nuk ndalen asnjëherë polemikat, iu pëlqen të merren me to.

Shembulli konkret është Juventusi, janë minus 18 pikë nga Napoli i vendit të parë dhe ende dëgjoj trajnerin e tyre të thotë se fajin e ka penalizimi i pikëve”, u shpreh Cassano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat