Chelsea - Pochettino, brenda javës pritet njoftimi

Futboll

Chelsea - Pochettino, brenda javës pritet njoftimi

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:15
Pochettino

Chelsea është vetëm një hap larg nënshkrimit me trajnerin e ri të klubit për sezonin e ardhshëm, Mauricio Pochettino.

Pas një procesi të shpejtë që nisi me shkarkimin e Graham Potter, blutë piketuan trajnerin argjentinas dhe sipas “TalkSport”, të dy palët arritën një marrëveshje verbale të mërkurën, ditën e sotme, për të filluan punën së bashku në përfundim të sezonit.

Drejtuesit e klubit anglez patën një takim vendimtar me Pochettino në Spanjë të hënën, ku thuhet se u hodhën themelet për marrëveshjen e afërt të cilën klubi dëshiron ta shpallë brenda javës.

Nëse kjo ndodh, Pochettino do të bërë ritkhimin e tij në stol pas një pushimi të gjatë, duke gjetur këtë herë si rivalë klubin që arriti finalen e Champions League në vitin 2019, Tottanham-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat