Nis procedim zyrtar për gjyqtarin e Serie A

Futboll

Nis procedim zyrtar për gjyqtarin e Serie A

Më: 26 prill 2023 Në ora: 18:50
Pamje nga një ndeshje

Komisionet disiplinore në Federatën Italiane të Futbollit kanë marrë në vendim historik, pasi kanë nisur procedim zyrtar ndaj një gjyqtari të Serisë A.

Gjyqtari Marko Serra, i cili mori famë për përplasjen e tij me Murinjon në ndeshjen mes Romës dhe Kremonezes, tashmë hetohet për sjellje të pahijshme.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se procedimi penal është nisur me motivimin se ai ka shfaqur një sjellje “të papërshtatshme dhe fyese nga lloji i fjalëve të përdorura”.

Në këtë mënyrë, ai akuzohet se ka thyer “parimin e ndershmërisë, korrektësisë që është në themelin e qëndrimit sportiv”.

Serra, i cili ishte gjyqtari i katërt, raportohet sipas procesverbalit të komisionit disiplinor se i ka thënë Murinjos frazën në vijim: “Po tallin b***n me ty.

Ik në shtëpi, ik në shtëpi”.

Murinjo po protestonte në ato momente për një faull ndaj Marash Kumbullës dhe reagoi sapo dëgjoi këto fjalë të gjyqtarit të katërt, gjë që solli edhe ndëshkimin e tij me karton të kuq.

Por ai dënim u anulua asokohe, ndërsa tani pritet të mësohet se çfarë dënimi do të jepet për gjyqtarin e Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat