Formacionet zyrtare të sfidës Everton - Newcastle

Futboll

Formacionet zyrtare të sfidës Everton - Newcastle

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:12
Formacionet

Në më pak se 1 orë në “Goodison Park” të Liverpulit, “blutë” e Everton do të presin “dallëndyshet” e Newcastle, në përballjen e vlefshme për javën e 33-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Përsa i përket formacionit, tekniku Sean Dyche ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formulën 4-3-3, ku në portë nuk ka munguar “gardiani” i Kombëtares angleze, Jordan Pickford.

Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Mykolenko e Godfrey, me qendrën që mbulohet nga Tarkowski e Keane.

Në mesfushë janë vendosur Doucoure, Gueye e Onana, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Iëobi, McNeil dhe “bomberi”, Dominic Calvert-Lewin.

Në krahun tjetër, tekniku Eddie Howe ka vendosur t’i rreshtojë djemtë e tij me të njëjtin rreshtim si kundërshtari, atë 4-3-3, me portë që ruhet nga Nick Pope.

Mbrojtja me katër plotësohët nga Targett, Sven Botman, Fabian Schar e Kieran Trippier, ndërsa “dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Longstaff-Willock-Bruno Guimaraes. Ndërkaq, ofensiva e Newcastle përbëhet nga Joelinton, Callum Wilson e Miguel Almiron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat