Policia jep alarmin: ja për çfarë bëhet fjalë

Futboll

Policia jep alarmin: ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 28 prill 2023 Në ora: 18:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Guardia Civil, sistemi i forcave dhe organeve të sigurisë në Spanjë, ka paralajmëruar qytetarët për “teknikën e Ronaldinhos”, një mënyrë e re e përdorur nga disa hajdutë për të vjedhur.

Teknika ka shkaktuar tashmë “viktimat” e saj të para duke përfshirë një çift të moshuarish, me vjedhjen që u kap nga kamerat në një parking dhe u postua në rrjetet sociale.

Individi i afrohet një çifti të moshuar me një justifikim, duke pretenduar se ka qenë i dehur dhe duke kërkuar ndihmë.

Në atë moment hajduti ngjitet pas burrit, i cili nga ana e tij përpiqet ta mbajë në mënyrë që të mos bjerë. Në atë moment hajduti vendos këmbën mes atyre të viktimës, prej nga vjen emri i teknikës me emrin e ish-lojtarit dhe e çekuilibron atë.

Në këtë moment hajduti zbraz xhepat, duke u larguar menjëherë pasi kishte arritur të vidhte diçka me vlerë, duke arritur të arratisej edhe pasi burri kupton se ishte grabitur.

Guardia Civil ka nisur një hetim, duke përcaktuar vendet dhe oraret më të frekuentuara nga hajdutët që veprojnë në këtë mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat