Drita në presion të Llapit 

Futboll

Drita në presion të Llapit 

Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:55
Marko Simonovski

Drita e Gjilanit është në presion të Llapit, në takimin që luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Përderisa Drita kërkon tre pikë në luftë për titull, llapjanët synojnë pozitën e katërt, duke shpresuar se do të shkojnë në garat evropiane, edhe pse gjithçka do të varet secila ekip do të fitojë Kupën e Kosovës, Prishtina apo Gjilani.

I rikthyer nga lëndimi Marko Simonovski ka thënë se ndihet mirë dhe është rast i madh të jap kontributin e tij në fund për Dritën e Gjilanit.

“Është shumë e rëndësishme se po ndihem shumë mirë tani.

Është rast shumë i madh që tani çdo instruksion prej trajnerit ta kthejmë në produktivitet.

Është normale të kemi presion për të punuar më shumë, sidomos kur ke kaq shumë tifozë që të përkrahin dhe kërkojnë më të mirën për klubin.

Në çdo ndeshje ne po përgatitemi për të marrë më të mirën dhe ju them se ashtu do veprojmë”, - theksoi Simonovski.

Drita kryeson me 63 pikë e Llapi është në vend të gjashtë me 41 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat