PSG nuk mjaftohet me Skriniarin

Futboll

PSG nuk mjaftohet me Skriniarin

Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:59
Skriniar

Edhe pse ka siguruar shërbimet e Milan Skriniar për 5 sezonet e ardhshme, Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të ndalet, pasi dëshiron të marrë një tjetër mbrojtës nga Serie A.

Bëhet fjalë për anglezin e Milanit, Fikayo Tomori, i cili është rritur te Chelsea dhe u transferua te kuqezinjve për shifrën e 30 milionë eurove.

Anglezi është një nga pikat më të forta të prapavijës kuqezi dhe te PSG duan ta afrojnë në ekip, në mënyrë që bashkë me Skriniar e Marquinhos, të formojnë një treshe të pakalueshme në prapavijë.

Milani deri tani ka konfirmuar se nuk dëshiron të shesë titullarët e tij, megjithatë përballë një oferte joshëse, vështirë se mund të rezistojë.

Burime pranë klubit francez raportojnë se drejtuesit e PSG-së janë gati të shkojnë deri në 60 milionë euro për kartonin e Tomorit, shifër sa dyfishi i asaj që Milani shpenzoi për ta marrë nga Chelsea.

Fikayo Tomori iu bashkua Milanit në janarin e 2021-shit dhe që atëherë numëron 100 paraqitje e tre gola të shënuar me kuqezinjtë, teksa sezonin e kaluar u bë protagonist edhe me triumfin në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat