Conte përgatit kthimin në Serie A

Futboll

Conte përgatit kthimin në Serie A

Më: 9 maj 2023 Në ora: 16:20
Conte

Aventura e Antonio Conte-s në krye të Tottenham përfundoi në mënyrën më të keqe.

Trajneri italian mori shkarkimin nga Spurs, të cilët zgjodhën të ndaheshin nga ish-trajneri i Interit dhe Juventusit për shkak të rezultateve që nuk i përmbushnin pritshmëritë.

Në veçanti, eliminimi në 1/8-at e Champions League kundër Milani-t rëndoi mbi fatin e Cont-es.

Por edhe në Premier League, rruga e Spurs nuk ishte ajo që imagjinonin tifozët, të cilët shpresonin për një rritje të konsiderueshme pas ardhjes së Conte.

Megjithatë, pavarësisht kësaj eksperience negative, Antonio Conte është ende një nga trajnerët më të kërkuar në Europë dhe disa klube tashmë kanë lëvizur në përpjekje për ta marrë trajnerin italian në stolin e tyre.

Mes tyre janë edhe Interi dhe Juventusi, duke pasur parasysh kritikat e shumta ndaj Simone Inzaghit dhe Massimiliano Allegrit. Trajneri nga Piacenza ka ende një vit në kontratën e tij, ndërsa Allegri ka një marrëveshje me bardhezinjtë deri në vitin 2025: megjithatë, emri i Conte vazhdon të qarkullojë në Pinetina dhe Continassa.

Finalja e këtij sezoni do të jetë vendimtare për të dy trajnerët, ku Interi është i angazhuar në gjysmëfinalen e Champions League (dhe në finalen e Kupës së Italisë) dhe Juventusin në pritje të përballjes së dyfishtë me Sevilla-n në gjysmëfinalet e Europa League.

Në rast të rezultateve negative, Conte mund të jetë zgjedhja e duhur për të ardhmen.

Për më tepër, Antonio Conte do të dëshironte shumë të rikthehej në Itali. Megjithatë, duket se edhe një skuadër tjetër po tenton të nënshkruajë marrëveshje me ish-trajneri e Spurs për sezonin e ardhshëm.

Roma rrezikon të humbasë Jose Mourinho-n, shumë i kërkuar nga Paris Saint-Germain: parisienët nuk duken të gatshëm të konfirmojnë Galtier dhe duket se kanë zgjedhur Special One për ta zëvendësuar.

Është e qartë se do të jetë e nevojshme të kuptohet nëse Roma do të jetë në gjendje të plotësojë nevojat ekonomike të Contes: ish-trajneri i kombëtares italiane merrte 15 milionë euro në sezon te Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat