Tirana shkon sërish në derbi pas humbjes nga Teuta

Futboll

Tirana shkon sërish në derbi pas humbjes nga Teuta

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:38
Tirana

Tirana shkon sërish në derbi pas humbjes nga Teuta, drejtuesit bëjnë gati shpërblimin në rast triumfi!

Tirana edhe në këtë sfidë të Partizanit, vjen me humbje nga kampionati.

Ashtu si edhe në fazën e dytë dhe të tretë, Tirana u mund në Durrës dhe në “Air Albania”.

Një ndeshje që ka sjellë te bardheblutë jo pak probleme, pasi skuadra tani mund të ishte pesë pikë nga vendi i dytë.

Veç kësaj, nga ana e drejtuesve të Tiranës pritet të ketë një shpërblim nëse ia dalin të fitojnë në derbi. Në takimin e fundit me Partizanin, presidenca premtoi 30 milionë lekë të vjetër, por skuadra nuk i fitoi dot pasi humbi 2-0.

Të kuqtë nuk kishin fituar asnjëherë në “Air Albania” dy herë, ndërsa prej hapjes së stadiumit ndeshjet ishin fituar nga Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat