“El Clasico” në Teksas të Amerikës

Futboll

“El Clasico” në Teksas të Amerikës

Më: 12 maj 2023 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Barcelona e ka konfirmuar turneun e radhës para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përballet me disa nga skuadrat më të forta të Evropës.

Barcelona ka planifikuar të zhvillojë katër ndeshje si pjesë të turneut para-sezonal në Amerikë, ku të gjithë kundërshtarët janë gjigantë evropianë.

Dy ndeshjet e para do të zhvillohen në Kaliforni. Më 22 korrik Barcelona do të përballet me Juventusin në Santa Clara, kurse më 26 korrik do të luajë kundër Arsenalit.

Dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen në Teksas. Më 29 korrik Barça përballet me rivalin e përbetuar Real Madridin, “El Clasico” kjo që do të zhvillohet para ndeshjes me kundërshtarin e fundit, Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat