Xavi kërkon titullin ndaj Espanyolit të Bares

Futboll

Xavi kërkon titullin ndaj Espanyolit të Bares

Më: 13 maj 2023 Në ora: 21:15
Xavi e Pique

Mbrëmjen e së dielës, Barcelona ka shansin e artë për të fituar titullin kampion në RCDE Stadium teksa i duhet trepikëshi në derbin ndaj Espanyol.

Sigurisht, në një sfidë kaq të ndjerë për tifozerinë, Espanyol i Keidi Bares pritet t’i bëjë rezistencë të larta blaugranave aq më tepër që vendasit luftojnë për të qëndruar në LaLiga.

Trajneri Xavi Hernandez e di mirë këtë dhe në konferencë për shtyp u shpreh se pret betejë në fushë ndërsa theksoi se për ndeshjen që mund të vulosë titullin, i ftuar do të jetë edhe Gerrard Pique i cili u tërhoq nga futbolli disa muaj më parë dhe ishte protagonist me Barçën në fillimin e sezonit.

“Ndaj Espanyol kemi mundësinë e parë për të fituar titullin, ky shans na bën të ëndërrojmë.

E doja sa më parë dhe më mirë që është në derbi, pres një Espanyol shumë agresiv.

Atyre iu duhen pikët në këtë moment dhe përballen dy skuadra me motivacion të ndryshëm.

Jemi gati dhe e kemi përgatitur maksimalisht ndeshjen. LaLiga është një trofe që peshon shumë, për mua nuk kishte rëndësi nëse e fitonim në fushën e Realit apo në atë të Espanyolit.

Pique? Është i ftuar të marrë pjesë në festë, është një rast special ky i Pique.

Ai nuk ka shkuar në një skuadër tjetër, ai është tërhequr nga futbolli dhe sigurisht i takon të jetë pjesë e festës në rast se sigurojmë titullin kampion”, u shpreh Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat