Anësori nuk pranon ofertën e Milan

Futboll

Anësori nuk pranon ofertën e Milan

Më: 14 maj 2023 Në ora: 16:22
Manchester City

Kyle Walker dëshiron të qëndrojë në radhët e Manchester City pavarësisht faktit se për sezonin e ardhshëm, trajneri Pep Guardiola nuk e konsideron të paprekshëm, madje, tekniku spanjoll edhe në ndeshjet e këtij sezoni ka nisur ta ulë në stol.

Sidomos pas ndryshimit të skemës, me Guardiolën që ka kaluar me tre mbrojtës në prapavijë, hapësirat për Walker janë zvogëluar gjithnjë e më shumë.

Ofertat për 32-vjeçarin nuk mungojnë dhe Milan është një nga skuadrat më të interesuara për anglezin, por nga ana tjetër, vetë Walker nuk e preferon një transferim në Itali tek kuqezinjtë.

Sipas The Sun, plani i Walker është të qëndrojë pjesë e Cityt deri në fundin e kontratës ( 30 qershor 2024), dhe më pas të kalojë tek Sheffield United aty ku nisi hapat e parë në karrierën si profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat