Nuk i mjafton vetëm Lukaku

Futboll

Nuk i mjafton vetëm Lukaku

Më: 14 maj 2023 Në ora: 16:34
Poçetino

Maurisio Poçetino do të jetë trajneri i ri i Çelsit për sezonin e ardhshëm. Lajmi u konfirmua ditën e djeshme nga mediat angleze dhe gjithçka është mbyllur ndërkohë që trajneri uruguaian duket se ka nisur nga puna për sezonin e ri.

Çelsi po vuan këtë sezon në sulm dhe këtë e thonë statistikat e bluve të Londrës.

Kështu, objektivi i parë i Poçetinos është që të marrë në Londër një sulmues që mund të garantojë gola për sezonin e ardhshëm dhe vetëm Armando Broja duket se Poçetinos nuk i mjafton.

Përveç Lukakut që është ende te Interi dhe e ardhmja e tij nuk është e qartë, Çelsi kërkon një tjetër sulmues.

Edhe nëse Lukaku rikthehet te Çelsi, opsionet duhet që të shtohen në sulm dhe kështu, Broja do të ketë më shumë punë për të fituar nj vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat