Probleme me “Fair Play Financiar”

Futboll

Probleme me “Fair Play Financiar”

Më: 19 maj 2023 Në ora: 23:49
Pierre-Emerick Aubameyang

Chelsea synon të merret me shitjen e lojtarëve në mënyrë urgjente.

Për shkak të shpenzimeve të mëdha të bëra gjatë vitit të kaluar, klubi mund të përballet me probleme me Fair Play financiare.

Për të shmangur këtë, Chelsea përgatitet për shitjen e disa lojtarëve para 30 qershorit, gjë që do t’i lejojë klubit të përfshijë të ardhurat në raportimin për sezonin aktual, raporton Standard Sport.

Blutë ka të ngjarë të largojnë Pierre-Emerick Aubameyang, Mateo Kovacic, Hakim Ziyech, Christian Pulisic dhe shumë lojtarë të tjerë.

Kujtojmë se në total gjatë verës dhe dimrit të kaluar, Chelsea shpenzoi rreth 600 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat