Kadriu i gëzon simpatizuesit e Bashkimit

Futboll

Kadriu i gëzon simpatizuesit e Bashkimit

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:26
Gëzim Kadriu

Të dielën zhvillohet ndeshja e balotazhit për hyrje në Ligën e dytë, mes Bashkimit dhe Vëllazërimit nga Kërçova.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim prej orës 17:00.

Me këtë rast Gëzim Kadriu, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tregjet” nga Kumanova, i ndanë 100 bileta për simpatizuesit e Bashkimit.

"Të nderuar qytetarë të Komunës së Kumanovës, Drejtori N.P Tregu – Kumanovë, Gezim Kadriu, në mbështetje të klubit tonë të zemrës K.F Bashkimi ndan 100 bileta për simpatizuesit e klubit.

K.F Bashkimi më shumë se një klub", ka shkruar Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat