Mourinho: Finalet nuk fitohen me histori, kjo është një sfidë e re

Futboll

Mourinho: Finalet nuk fitohen me histori, kjo është një sfidë e re

Më: 30 maj 2023 Në ora: 12:58
Mourinho

Nesër në mbrëmje, në Budapest (Hungari) do të luhet finalja e Europa League mes Romës dhe Seviljes.

Një finale që pritet të jetë e ekuilibruar, teksa përballë është skuadra verdhëkuq, që vjet fitoi Conference League dhe ajo spanjolle, e mësuar me këtë trofe në dekadën e fundit.

Trajneri Jose Mourinho, që i ka fituar të gjitha finalet europiane që ka luajtur, në një intervistë për “Uefa.com”, u shpreh:

“Mendoj se historia nuk i fiton ndeshjet.

Kur sheh Real Madrid në Champions apo Sevilja në Europa League mendon se ata i fitojnë ët gjitha finalet, porn ë realitet është ndryshe”.

“Nuk më pëlqen të jem superstizioz. Kjo është një finale e re për mua dhe për të gjithë ata që zbresin në fushë. Një histori e re. Ata kanë përvojë, por edhe ne e fituam një të tillë vjet. Ndaj, asnjë problem, unë thjesht dua ta luaj ndeshjen e ta fitoj atë”, tha Jose Mourinho.

I pyetur për faktin se mund të bëhet trajneri i parë që e fiton këtë kompeticion me 3 skuadra të ndryshme, portugezi thotë:

“Nuk më intereson.

Ne punojmë për tifozët dhe në këtë moment të karrierës time mendoj se si t’u dhurojmë një gëzim këtyre njerëzve.

Askush nuk e priste që të vinim deri këtu, pasi kanë marrë pjesë mjaft ekipe të mëdha”.

“Për Romën, të jetë në këtë finale do të thotë shumë. Ndaj, le të fitojmë për tifozët tanë. Unë shoh gjithnjë përpara.

Kam vite në futboll dhe ndoshta ky është sekreti im, filozofia ime, ndaj dhe për mua kjo ndeshje është një finale e re.

Nuk mendoj për faktin se këtu në Hungari kam fituar 20 vite më parë me Porto. Mendoj vetëm për këtë finale”, tha Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat