Ferizaj gati për sfidën me Lirinë 

Futboll

Ferizaj gati për sfidën me Lirinë 

Nga: K. G. Më: 31 maj 2023 Në ora: 20:53
Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’

Ferizaj është gati për sfidën e finales së barazhit, e cila luhet (15.00) të dielën e fundjavës.

Ferizajasit ndeshet me Lirinë e Prizrenit.

Ferizaj mëton mbetjen në ligë dhe Liria rikthimin në shoqërinë e më të mirëve.

“Të dielën e 4 qershorit, nga ora 15:00 e zhvillojmë ndeshjen e barazhit. 

Klubi, ashtu si çdo herë, ka marrë përsipër organizimin, konkretisht sigurimin e transportit për gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Kësisoj, 10 autobusë janë vënë në dispozicion për të gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë afër skuadrës. Nisja e organizuar bëhet nga Salla e Sporteve "Bill Clinton". Autobusët nisen në ora 13:00 dhe për shkak të interesimit të madh, ftoheni të jeni prezent gjysmë ore para nisjes.

Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, kontrollet do të jenë rigoroze. Nuk do të lejohet asgjë të futet brenda në stadium. Edhe shisheve të ujit do i largohen kapakët. 

Ju që do udhëtoni me vetura private, ftoheni që të jeni minimum 40 minuta para fillimit të ndeshjes në stadium sepse për shkak të interesimit të madh edhe mund të mbeteni pa biletë. 

Biletat do ta kenë çmimin 3 euro dhe do të blihen në hyrje të stadiumit ‘Zahir Pajaziti’”, njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat