Tifozët e Romës shfryjnë ndaj titullarit të Lazios

Futboll

Tifozët e Romës shfryjnë ndaj titullarit të Lazios

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 12:52
Pamje nga një ndeshje

Fitorja e Europa League nga Sevilla u festua në Andaluzi, por edhe në pjesën bardhekaltër të kryeqytetit italian.

Tifozët e Lazios e shijuan dështimin e “armiqve” të Romës.

Më shumë se të gjithë Luis Alberto, i cili ka luajtur me Sevillan. Mesfushori i avancuar i Lazios, e festoi suksesin e shtatë në Europa League të skuadrës spanjolle me një story në rrjetet sociale.

Por, 30-vjeçari u përball me zemërimin e tifozëve të Romës, të cilët nuk i kursyen ofendimet për të dhe familjen e tij. Gruaja e Luis Albertos ka një përgjigje për ultrasit verdhekuq.

“Sa të sëmurë janë njerëzit, vetëm sepse unë festova për fitimin e Kupës së Europa League nga skuadra për të cilën bëj tifo prej një jete.

Gjëja më e keqe është se nuk kam marrë vetëm një kërcënim. Dua t’u them gjithë këtyre njerëzve që kanë shkruar: ju kam denoncuar!”, theksoi gruaja e lojtarit spanjoll.

Ndër komentet më ofenduese janë ata që i urojnë familjes së lojtarit të Lazios vdekjen nga sëmundje e keqe, por jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat