Uran Bislimi ftohet nga Zvicra

Futboll

Uran Bislimi ftohet nga Zvicra

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 13:36
Uran Bislimi

Mesfushori kosovar, Uran Bislimi është ftuar nga Kombëtarja e Zvicrës për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Selektori i Helvetikëve, Murat Yakim ka ftuar Bislimin dhe Haris Seferoviqin, për ta zëvendësuar Breel Embolon.

Bislimi luan te Lugano në Superlignë e Zvicrës, teksa për të është ftesa e parë nga kombëtarja helvetike.

Ai më parë ka luajtur për Dardanët, ku ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, ndërsa ka shënuar një gol.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat