PSG e vendosur: Mbappe të nënshkruajë kontratë të re ose do të shitet këtë verë

Futboll

PSG e vendosur: Mbappe të nënshkruajë kontratë të re ose do të shitet këtë verë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 07:41
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka informuar Paris Saint-Germainin se nuk do të rinovojë kontratën e tij.

“L’Equipe” raportoi se francezi i dërgoi një letër zyrtare klubit të hënën pasdite, duke i informuar se ai nuk do të aktivizojë opsionin për të vazhduar kontratën e tij edhe për një vit tjetër.

Kontrata aktuale e Mbappes me PSG-në skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Padyshim se është një zhvillim i jashtëzakonshëm në sagën e pafundme që rrethon të ardhmen e sulmuesit në kryeqytetin francez.

Mediumi francez bëri të ditur se PSG-ja se nuk po shqyrtonte më parë idenë e shitjes së yllit të skuadrës këtë verë.

Por, tani sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, kampionët e Francës kanë një ultimatum për 24-vjeçarin.

Paris Saint-Germaini thuhet se nuk e konsideron opsionin për ta humbur Mbappen si lojtar të lirë vitin e ardhshëm.

Kësisoj, klubi parisien është i prerë; reprezentuesi i Francës do të duhet të nënshkruajë kontratë të re ose ai do të vihet në shitje këtë verë.

Tash e një kohë, Real Madridi konsiderohet si destinacioni më i mundshëm për Mbappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat