Kruja: Nuk ishte dëshira ime të ikja, Vllaznia uroj të fitojë titullin

Futboll

Kruja: Nuk ishte dëshira ime të ikja, Vllaznia uroj të fitojë titullin

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 18:49
Vllaznia

Arsid Kruja nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë teksa shkodrani e ka njoftuar këtë përmes një postimi në rrjetet sociale. 30-vjeçari zbulon se nuk ishte dëshira e tij që të largohej nga skuadra e qytetit të lindjes, por njëkohësisht i uron suksese ekipit kuqeblu, në synimin për të arritur titullin kampion.

“Sot erdhi dita të shkëputem nga skuadra e qytetit tim, pavarësisht se nuk ishte dëshira dhe zgjedhja ime të largohem nga ekipi zemrës, por nga sot nuk do jem më pjesë e VLLAZNISË

Ndjej keqardhje pasi kam kontribuar dhe sakrifikuar shumë duke luajtur në pozicione të ndryshme vetëm me qëllimin që të ndihmoj ekipin dhe të arrijmë objektivat, gjithsesi VLLAZNIA ka qenë është dhe do mbetet në zemrën time përgjithmonë.

Uroj që sa më shpejt të arrij objektivin kryesor që e kërkon çdo sportdashes shkodran, Shpalljen Kampion! FORCA VLLAZNIA”, shkruan  Kruja në postimin e tij.

Kruja luante që nga sezonin 2018-2019 në Shkodër, teksa ishte hera e tretë që vishte fanellën e Vllaznisë. Në edicionin e fundit ai luajti 26 ndeshje, por vetëm 11 si titullar në Superiore. Krahas Vllaznisë, Kruja ka qenë dhe pjesë e Teutës, Flamurtarit dhe Laçit", thotë Kruja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat