Modriç pas finales vendosë për të ardhmen në Kombëtare

Futboll

Modriç pas finales vendosë për të ardhmen në Kombëtare

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 17:03
Modriç

Luka Modriç ka thënë se pas finales së Nations League ai do të vendosë për të ardhmen e tij sa i takon angazhimit te Kombëtarja kroate.

Ai ka folur në prag të ndeshjes finale të Nations League ku kombëtarja ballkanase ndeshet me Spanjën. 

“Gjithmonë më pëlqen të luaj për ekipin kombëtar, jo sepse mund të jetë kompeticioni im i fundit apo ndeshja ime e fundit”, ka thënë Modriç.

"Çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore është një gëzim.

Për sa kohë që ndjej se mund të ndihmoj, nuk ka asnjë arsye që të mos jem këtu".

Kroacia ka fituar ndaj Holandës në gjysmëfinale, ndërsa Spanja ka mposhtur Italinë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat