“Muri” i Napolit bën zgjedhjen përfundimtare

Futboll

“Muri” i Napolit bën zgjedhjen përfundimtare

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 00:04
Napoli

Manchester United apo Bayern Munchen? Kim Min-jae ka zgjedhur të vijojë karrierën te kampionët e Gjermanisë pas sezonit të shkëlqyer me Napolin.

Skuadër me të cilën fitoi Serie A, duke formuar një dyshe të pakalueshme në prapavijë me Amir Rrahmanin, kapitenin e Kosovës.

Shtatlarti aziatik do të transferohet te Bayern Munchen, që do të paguajë klazuolën prej 60 milionë eurosh.

Kim do të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon nga kontrata me rekordmenët e futbollit gjerman.

Bayerni piketoi 26-vjeçarin si zëvendësuesin e Lucas Hernandez, me francezin që do të transferohet te PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat