Benitez pranë rikthimit në detyrë

Futboll

Benitez pranë rikthimit në detyrë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:58
Benitez

Pas një viti pushim, trajneri spanjoll Rafa Benitez pritet të rikthehet në detyrë.

Mediat iberike raportojnë se 63-vjeçari pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së Celta Vigo.

Mësohet se klubi ka intensifikuar bisedimet me Benitez, që synon ta rikthejë në vendlindje.

Aventura e fundit e Rafa Benitez ka qenë në stolin e Everton, ku u largua një vit më parë, ndërkohë që sezonin e fundit ka qenë pushim. Benitez nuk drejton në Spanjë që nga janari i vitit 2016, kur ishte në krye të Real Madrid dhe u largua për rezultate jo të mira.

Bisedimet mes klubit të Celta Vigo dhe menaxherit të Benitez po ecin mirë dhe pritet që këtë javë të zyrtarizohet transferimi i tij në La Liga.

Më herët, Benitez ka drejtuar në Spanjë edhe ekipet e Valladolid, Osasuna, Tenerife e Valencia, ndaj ka mjaft përvojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat