Muçi: Lufta është mes Polonisë dhe Shqipërisë

Futboll

Muçi: Lufta është mes Polonisë dhe Shqipërisë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 00:51
Muçi

Ernest Muçi, vulosi, triumfin 1-3 të Shqipërisë në transfertë ndaj Ishujve Faroe.

Talenti kryeqytetas që aktivizohet te skuadra polake e Legias se Varshëvës, në prononcimin pas ndeshjes, ndër të tjera u shpreh:  

“Jam shumë i lumtur që shënova. Ishin 3 pikë shumë të rëndësishëm për ne.

Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe arrita të shënoj.

Mbas 4 ditësh do të rikthehem me klubin e Legias..

Mes Polonisë dhe Shqipërisë është lufta, shpresoj që t’i mundim në shtator.

Ndihem shumë mirë , trajneri na bën që të ëndërrojmë akoma më shumë për tu futur në Europian. Sa herë që do të futem, do të jap më të mirën për të ndihmuar kombëtaren”, u shpreh Muçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat