Ajet Shosholli: Gazeta “Bota sot” gjithmonë afër sportit 

Futboll

Ajet Shosholli: Gazeta “Bota sot” gjithmonë afër sportit 

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 12:50
Ajet Shosholli

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, selektori i kombëtares së Kosovës në futboll në vitin 1991, kryetrajner i gjeneratës së artë të KF Prishtinës në vitin 1984, ka qenë kryetrajneri i parë shqiptar në Ligën e parë të ish Jugosllavisë, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

“Gazeta ‘Bota sot’ është një ndër gazetat më prestigjioze, po mendoj në gazetarinë e popullit shqiptar, gazetë e cila për 28 vite ka informuar publikun në mënyrë korrekte në të gjitha lëmitë.

Gazetë gjithmonë afër sportit dhe mes sportistët dhe i ka afirmuar ata.

Gazeta ‘Bota sot’ përveç që lexohet anekënd botës edhe në botën perëndimore normalisht të shqiptarët, informohet me lajme opinioni shqiptarë jo vetëm në Kosovë por në mbarë rruzullin tokësor.

Ju uroj nga zemra 28 vjetorin e të vazhdoni me këtë trend si keni informuar deri me tani. Suksese edhe më të mëdha dhe në informim të lexuesve të juaj në të gjithë Evropën dhe në botë”, ka uruar Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat