Gëzim Daka: Urime gazeta “Bota sot”, gjithmonë në informim të sportistëve 

Futboll

Gëzim Daka: Urime gazeta “Bota sot”, gjithmonë në informim të sportistëve 

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 16:22
Gëzim Daka

Ish futbollisti i gjeneratës së sakrificës, Gëzim Daka, aktualisht drejtor i klubit të futbollit Gjakova, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Daka asnjëherë nuk u ndal në shërbim të futbollit dhe çështjes kombëtare, në rezistencë kundër regjimit serb, tha se “Bota sot” është dritare që informon gjithmonë për të arriturat e sportistëve dhe klubeve në periudha të ndryshme. 

“Uroj 28 vjetorin e punës së gazetës kombëtare ‘Bota sot’, e cila asnjëherë nuk u nda nga njoftimi opinionit kombëtar për çdo lajm dhe zhvillim të sportit e në veçanti për futbollin.

Në çdo kohë nga fillimi i atyre viteve të 90-ta e gjerë në ditët e sotme ku me gazetën ’Bota sot’, mund të informohesh për çdo gjë që zhvillohet rreth sportit kombëtar.

Edhe njëherë në emër timin personal urojë stafit gazetës ‘Bota sot’ punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme”, ka uruar Daka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat